Kërkohet që bibliotekës së Prishtinës t’i hiqet emri Hivzi Sylejmani

Prishtina

Kërkohet që bibliotekës së Prishtinës t’i hiqet emri Hivzi Sylejmani

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Politologu Faton Abdullahu dhe shkrimtari Azem Deliu nuk po e shohin të arsyeshme që biblioteka e kryeqytetit ta mbajë emrin e Hivzi Sylejmanit. Madje Abdullahu po kërkon që sa më parë të nisin procedurat për ndryshimin e emrit. Sipas tyre, Sylejmani nuk e përfaqëson popullin kosovar për shkak të historisë ndër vite. Mirëpo, të dy kanë theksuar se veprat e tij prej shkrimtari s’duhet të harrohen

Nga jashtë duket se degët e pemëve ia kanë marrë bukurinë kësaj shtëpie. Por me të hyrë në oborr kjo gjendje të shqetëson edhe më shumë.

3 vite pas mbylljes, askush më nuk është kujdesur për të.

Që nga viti 1930 thuhet se daton kjo shtëpi e që ka shërbyer si bibliotekë komunale e emëruar për nder të shkrimtarit Hivzi Sylejmani.

Madje edhe busti i Sylejmanit ka mbetur në hije nga degët e pemëve.

Këtu kanë mbetur vetëm disa njoftime nga viti 2011. Gjendje më e rëndë se jashtë duket se është brenda, mbeturina e gjësende kanë mbuluar hapësirën këtu.

Ajo që ka shpëtuar është kjo fotografi e shkrimtarit Hivzi Sylejmani.

E banorët prapa kamerave i kanë thënë televizionit se këtë vend tash po e përdorin narkomanët, ku gjithashtu në këtë pjesë janë parë edhe shiringa.

Ndërsa në një gjendje më të mirë është biblioteka ndërkomunale në lagjen “Taukbashqe”. E cila është edhe shtëpia e të ndjerit, Hivzi Sylejmani.

Por ky emër nuk po shihet i denjë për bibliotekën e kryeqytetit.

Politologu, Faton Abudllahu thotë se emri i Hivzi Sylejmanit nuk na nderon neve si popull për t’ia vënë institucioneve.

E më të pajtohet edhe shkrimtari i ri, Azem Deliu. Sipas tij, është mirë që propozimi për largimin e emrit të bibliotekës të shqyrtohet dhe si i tillë të largohet.

Por që të dy pajtohen po ashtu se kjo nuk do të thotë qe vepra e Sylejmanit duhet të ndalohet e të mos ribotohet.

Në anën tjetër për shkak se është vikend televizioni nuk ka mundur të marrë përgjigje nga komuna për këtë çështje. 

Në zyrën për media kanë thënë se do kthejnë përgjigje të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat