Sot hapet Konventa e Industrisë së Veshmbathjeve - Bota Sot
Sot hapet Konventa e Industrisë së Veshmbathjeve

Prishtina

Sot hapet Konventa e Industrisë së Veshmbathjeve

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Sot hapet në Prishtinë edicioni i tretë i Konventës së Industrisë së Veshmbathjeve.

Konventa e Industrisë së Veshmbathjeve të Kosovës organizohet çdo vit për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen e kësaj industrie në Kosovë.

Organizatorët thonë se ngjarja do t’u ofrojë platformë për rrjetëzim prodhuesve të veshmbathjeve në Kosovë, agjencive qeveritare, donatorëve, blerësve ndërkombëtarë dhe të gjithë akterëve relevant që veprojnë në industrisë e veshmbathjeve.

Konventa do të përfshijë një ekspozitë të veshmbathjeve të prodhuara në Kosovë nga 15 kompani vendore, duke përfshirë stilistë individual dhe shtëpi të modës, dhe një sfilatë mode e cila do të shfaqë modelet më të fundit të veshmbathjeve të krijuara në Kosovë.

Në kuadër të Konventës do të mbahen një serë forumesh me prezantime dhe diskutime mbi temat kyqe në industrinë e veshmbathjeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat