Ja si ndotet ajri çdo natë në Prishtinë

Prishtina

Ja si ndotet ajri çdo natë në Prishtinë

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 22:22
Foto nga ndotja e ajrit

Kryeqyteti i Kosovës vitin e kaluar ka rezultuar të jetë në vendin e tretë në botë me ndotje të ajrit.

E niveli i ndotjes së ajrit fillon të ngitet kur fillon të ftohet koha, pasi që qytetarët përdorin thëngjill për t’u ngrohur.

Një person ka dërguar një fotografi me ç’rast ka shprehur shqetësimin e tij për ndotjen që po bëhet te “Bregu i Diellit”.

Në fotografi shihet mjaftë qartë se si është ndotur ajri, sipas qytetarit, kjo gjendje është e njejtë çdo mbrëmje.

Ndryshe, dje është bërë lansimi imonitorëve për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit në disa lokacione të Prishtinës.

Monitorët do të prezantojnë të dhënat në kohë reale për nivelet e ndotjes së ajrit për parametrat SO2, NO, NO2, PM10, PM2.5, O3 dhe CO. Kjo do të ndihmojnë qytetarëve në Prishtinë që të informohen në kohë reale për cilësinë e ajrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat