Shpend Ahmeti jep detaje për zyrtaren e arrestuar të Komunës së Prishtinës

Prishtina

Shpend Ahmeti jep detaje për zyrtaren e arrestuar të Komunës së Prishtinës

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 16:51
Foto

Njësiti Rajonal i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka hetuar një zyrtare e cila dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e saj zyrtare. Gjatë ditës së sotme Nerxhivane Demolli u arrestua pasi dyshohet se ka lëshuar vërtetime të rrejshme për borxhet e tatimit në pronë

Për këtë ka reaguar edhe kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Përmes një statusi në Facebook, Ahmeti ka thënë se zyrtarja e komunës ka bërë shkelje ligjore duke lëshuar vërtetime të rrejshme.

“Para dy javësh, gjatë një kontrolli të brendhsëm në komunën e Prishtinës, kemi gjetur se një zyrtare e tatimit në pronë, ka lëshuar vërtetime të rrejshme për borxhet e tatimit në pronë. Këto vërtetime kërkohen për të regjistruar makina, dhe natyrisht se lëshimi i rrejshem i vërtetimeve të tilla është shkelje ligjore”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka theksuar se e ka udhëzuar drejtoreshën e financave që ta denoncojë zyrtaren në polici dhe të ndjeken procedurat e nevojshme.

“Kam udhëzuar drejtoreshen e financave që zyrtaren ta denoncoi në polici dhe kemi filluar procedurat diciplinore. Si pasojë e denoncimit e njëjta zyrtare sot është shoqëruar në polici për vepër penale. Si gjithmonë, nuk do të tolerojmë shkelje të tilla nga zyrtarët tonë pa marr parasysh pozitat e pasojat”, ka shkruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat