Nënshkruhet kontrata për parkingun nëntokësor të Fakulteti Filologjik, me investim mbi 10 milionë euro

Prishtina

Nënshkruhet kontrata për parkingun nëntokësor të Fakulteti Filologjik, me investim mbi 10 milionë euro

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 18:50
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se pas një procedure mbi një vjeçare, dje është nënshkruar kontrata e partneritetit publiko-privat të parkingut nëntokësor me mbi 700 vendparkime te Fakulteti Filologjik.

Ai shtoi gjithashtu se parkingu me një investim mbi 10 milionë euro do të fillojë ndërtimin së shpejti, kurse punimet do të zgjasin 18 deri në 24 muaj.

Në të njëjtën kohë për vitin 2020 është ndarë buxheti për rritjen e parkut të gjelbër para Fakultetit deri te Katedralja me një korsi të rezervuar për autobusë.

Postimi i plotë:

Pas një procedure mbi një vjeçare, dje kemi nënshkruar kontratën e partneritetit publiko-privat të parkingut nëntokësor me mbi 700 vendparkime të Fakulteti Filologjik. Në të njejten kohë për vitin 2020 kemi ndarë buxhetin për rritjen e parkut te gjelbërt para Fakultetit deri te katesralje me një korsi të rezervur për autobusë.

Parkingu me një investim mbi 10 milion euro do të fillojë ndërtimin së shpejti ndërsa punimet do të zgjasin 18-24 muaj.

#prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat