Mbesin pa ujë disa banorë në Lagjen e Spitalit në Prishtinë - Bota Sot
Mbesin pa ujë disa banorë në Lagjen e Spitalit në Prishtinë

Prishtina

Mbesin pa ujë disa banorë në Lagjen e Spitalit në Prishtinë

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 19:21
Prishtinë

Banorët te Lagja e Spitalit, në rrugët “Malush Kosova” dhe “Holger Petersen” në Prishtinë, sot kanë mbetur pa ujë për shkak se disa persona kanë ndërhyrë ilegalisht në rrjetin e ujësjellësit.

KRU “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes janë duke vazhduar punën e tyre në vendin e ngjarjes për të stabilizuar rrjetin.

Kjo kompani ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët edhe për t’i zënë keqbërësit e sistemeve operative të rrjetit të ujësjellësit.

Pas rikthimit të furnizimit me ujë, banorët e lagjes janë përballur edhe me ujë të turbullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat