Komuna e Prishtinës kujton Deharin, ndalon shërbimet me palë për 5 minuta - Bota Sot
Komuna e Prishtinës kujton Deharin, ndalon shërbimet me palë për 5 minuta

Prishtina

Komuna e Prishtinës kujton Deharin, ndalon shërbimet me palë për 5 minuta

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 11:26
Komuna e Prishtinës

Në shenjë kujtimi për Astrit Deharin dhe në shenjë proteste për moszbardhjen e rastit të tij, Komuna e Prishtinës sot në mënyrë simbolike do t'i ndalë të gjitha shërbimet me palë për pesë minuta, prej orës 14:00.

“Këto pesë minuta do të jenë minuta të shprehjes së respektit e kujtimit për kolegun tonë Astrit Dehari”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Gjithashtu, Komuna thotë se kjo le të shërbejë edhe si porosi se jeta në Republikën e Kosovës nuk mund të vazhdojë normalisht, pa u zbardhur në tërësi rasti Dehari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat