Çfarë po ndodhë? Bllokohet tërësisht qarkullimi te katedralja në Prishtinë - Bota Sot
Çfarë po ndodhë? Bllokohet tërësisht qarkullimi te katedralja në Prishtinë

Prishtina

Çfarë po ndodhë? Bllokohet tërësisht qarkullimi te katedralja në Prishtinë

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 20:46
Ilustrim

Rreth gjysmë ore më parë një aksident u shkaktua në Prishtinë, saktësisht tek katedralja “Nënë Tereza”.

Por jo vetëm kaq. Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente dhe Policia e Kosovës tashmë ka bllokuar gjithë kalimin në këtë anë.

Sipas dëshmitarëve në vend të ngjarjes e gjithë kjo u bë pasi dyshohet se vetura Audi a3 ka filluar të marrë flakë.

Thuhet se një vajzë ka thyer këmbën dhe një djalë dorën si pasojë e këtij aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme.

Zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka deklaruar se Policia është duke u marrë me rastin dhe se informacionet do të bëhen të ditura në fund.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat