Tri lagje mbeten pa ujë të pijes, KRU ‘Prishtina’ në kërkim të shkaktarit - Bota Sot
Tri lagje mbeten pa ujë të pijes, KRU ‘Prishtina’ në kërkim të shkaktarit

Prishtina

Tri lagje mbeten pa ujë të pijes, KRU ‘Prishtina’ në kërkim të shkaktarit

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 13:42
Ilustrim

Konsumatorët e lagjeve “Tophane ”, “Mati 1” dhe një pjesë e lagjes së Muhaxhirëve në Prishtinë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes.

KRU ‘Prishtina” thotë se ndërprerja e furnizimit me ujë në “Tophane” ka ndodhur për shkak të një intervenimi nga ekipet e saja teknike në një rrjedhje uji dhe se sanimi i defektit pritet të përfundojë gjatë ditës, kur edhe do të kthehet furnizimi me ujë.

Derisa në lagjet “Mati 1“ dhe “Muhaxhirët”, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë duke e kontrolluar sistemin e rrjetit në tërësi, në të dyja zonat, për shkak që uji nuk është ndërprerë nga ana e ujësjellësit.

“Mund të ketë manipulim me valvulat e rrjetit nga persona të papërgjegjshëm apo edhe ndonjë defekt që është më vështirë të gjendet. Ne jemi në shërbimin tuaj, andaj ekipet janë në terren që të gjejnë shkaktarin e mos furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat