Qyteti i Prishtinës me mesazhe mikëpritëse për Anglinë – reagon ambasada britanike - Bota Sot
Qyteti i Prishtinës me mesazhe mikëpritëse për Anglinë – reagon ambasada britanike

Prishtina

Qyteti i Prishtinës me mesazhe mikëpritëse për Anglinë – reagon ambasada britanike

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar pas mesazheve mikëpritëse të kosovarëve, për kombëtaren e Anglisë.

Anglia do të luajë në ‘Fadil Vokrri’ gjatë së dielës, me fillim nga ora 18:00, në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020.

Kosova ka humbur biletën për Euro 2020, duke bërë që ndeshja me Anglinë të luhet vetëm për prestigj. Kjo nuk ka ndalur tifozët që të bëjnë pritje madhështore për anglezët.

Qyteti i Prishtinës është mbuluar me mesazhe mikëpritëse si ‘Mirësevini & Respekt’, ‘Mirësevini vëllezër’ etj.

Pas këtyre mesazheve, përmes Facebook ka reaguar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe, të cilët kanë shkruar se tifozët që udhëtojnë drejt Kosovës do të priten ngrohtë. Më poshtë shkrimi e Ambasadës Britanike në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat