Vazhdojnë hapjet e “Mini Bibliotekave” në lagjet e Prishtinës

Prishtina

Vazhdojnë hapjet e “Mini Bibliotekave” në lagjet e Prishtinës

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 16:37
Foto

Me moton “Sill një libër, merr një tjetër”, po vazhdojnë hapjet e mini bibliotekave në lagjet e Prishtinës. Vendi i radhës ku u hap mini biblioteka, është lagjja Bregu i Diellit, në parkun afër SHFMU “Ismail Qemali”.

E gjithë kjo punë po bëhet në bashkëpunimi të gjerë mes organizatave, bizneseve, institucioneve dhe qytetarëve vullnetmirë, si ETEA, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës, Libraria "Dukagjini", Forumi për Iniciativa Qytetare, Zyra e BE-së në Kosovë, Komuna e Prishtinës dhe mbi 150 qytetarë që kanë ndarë mjete financiare dhe libra për mini-bibliotekat.

Drejtori i organizatës Etea, Agon Ahmeti, tha se qytetarët kanë filluar t’i mirëmbajnë mini-bibliotekat dhe t’i konsiderojnë si pronë të përbashkët.

Ahmeti: Në mini-biblioteka numri i librave është rritur

“Pak më herët ishim në lagjen ”Velania”, afër Sos Fshatrave ku e përuruam mini-bibliotekën atje, tash jemi në Breg të Diellit në këtë ngjarje ku është veç se gati për t’i kryer funksionet për të cilat është ndërtuar dhe montuar në këtë lagje, jemi shumë të kënaqur me çka ka ndodhur deri sot me mini-bibliotekat, paraprake që janë vendosur në lagjen Dardania dhe në lagjen Ulpiana, ka pas disa eksese të vogla por që nuk kanë qen faktor për dëmtim ose mosfunksionim të mini-bibliotekve, përkundrazi ngjarjet dhe rastet e mira janë shumë më të shpeshta dhe ato po funksionojnë përtej pritjeve tona, kemi prit që numri i librave ka me ra por numri i librave është rrit, ka qytetarë që po lajnë më shumë libra se sa po marrin, ka qytetarë të cilët po shkëmbejnë libra vazhdimisht, sa herë shkojmë në vizita gjejmë libra të ri dhe shpresojë që i njëjti sukses t’i përcjell edhe mini- bibliotekat e reja që sot bëh en gjithsej pesë”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se librat janë të qasshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të lexojnë. Sipas tij, ky projekt nuk do të përfundojë këtu sepse për këtë vit janë paraparë 12 mini-biblioteka.

E kryetarja e kuvendit të të rinjve, Kosovare Sadiku, tha se ideja për mini-biblioteka është pritur shumë mirë nga banorët e lagjeve dhe se sa herë që vizitojnë këto mini-bibliotekat, shohin shumë qytetarë të interesuar për shkëmbim dhe lexim të librave.

Sadiku: Mini-bibliotekat po mirëpritën nga banorët

“Jemi këtu në pikën e Bregut të Diellit në hapjen e mini-bibliotekës së katërt, pasi që sot para dite kemi pas edhe hapjen në Velani, ne i gëzohemi hapjes së këtyre mini-bibliotekave projekti është duke shkuar mjaft mirë dhe po pritët nga banorët e lagjes, në dy mini-bibliotekat në lagjen Dardania dhe Ulpiana veç se janë bërë pjesë e komunitetit dhe po mirëpriten nga ta, çka na vjen mirë është se gjithë kohës sa i vizitojmë këto mini-biblioteka shohim banor të cilët i shfrytëzojnë librat, qëndrojnë në park dhe lexojnë, janë një shembull shumë i mirë për komunitetin”, tha Sadiku.

Sadiku tha se përveç leximit të librave banorët kanë filluar t’i mirëmbajnë mini-bibliotekat.

Sot u hapën tri mini biblioteka në lagjen "Velania", në parkun përballë SOS Fshatit, "Bregu i Diellit", në parkun afër SHFMU “Ismail Qemali”, dhe "Lagjja e Spitalit", afër SHFMU “Pavarësia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat