Momentalisht, ajri në Prishtinë si në Kathmandu të Nepalit

Prishtina

Momentalisht, ajri në Prishtinë si në Kathmandu të Nepalit

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 19:09
Prishtinë

Ajri në kryeqytet është rikthyer të jetë vdekjeprurës, siç po ndodhë rëndom në Kosovë gjatë dhe para stinës së dimrit.

Momentalisht, Prishtina renditet në top dhjetëshen e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë.

Pakistani, India, Bangladeshi, Vietnami, Kina, Mongolia e Nepali janë shtetet e vetme ku ajri është më i ndotur sesa në Kosovë.

Sipas matjeve momentale, norma e cilësisë së ajrit në Prishtinë është 162, që konsiderohet i pashëndetshëm.

Për ajrin e pashëndetshëm në kryeqytet sot kanë alarmuar edhe katër monitorët e vendosur për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit në Prishtinë.

Cilësia e tmerrshme e ajrit gjatë dimrit është përcjellur edhe me protesta të banorëve të Prishtinës.

Ndonëse sipas Komunës së Prishtinës ende nuk dihen shkaktarët e ndotjes së ajrit, shumë banorë mendojnë se qymyri i shumtë që përdoret në kryeqytet gjatë sezonit të dimrit, është shkaktari kryesor i ndotjes.

Sipas një raporti të vitit të kaluar të publikuar nga Agjencia Europiane e Mjedisit, Kosova kryeson në Evropë për vdekjet nga ndotja e ajrit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat