Momentalisht ajër më të ndotur se Prishtina kanë veç Pakistani e India

Prishtina

Momentalisht ajër më të ndotur se Prishtina kanë veç Pakistani e India

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 20:40
Ilustrim

Ajri i qytetit të Prishtinës aktualisht konsiderohet ndër më të ndoturit në glob. Madje ajrin më të ndotur se ne në Prishtinë e kanë vetëm Pakistani dhe India.

Në listën e shteteve më ajrin më të ndotur në glob janë edhe Bangladeshi, Vietnami, Kina, Mongolia e Nepali.  

Sipas matjeve aktuale, ajri në Kosovë konsiderohet i pashëndetshëm.

Madje lajmin për ajrin e pashëndetshëm në kryeqytet sot e kanë konfirmuar edhe monitorët e vendosur nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat