Dëmtohet gypi i ujit, disa zona mbesin pa ujë në Prishtinë

Prishtina

Dëmtohet gypi i ujit, disa zona mbesin pa ujë në Prishtinë

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

Para pak çastesh, gypi kryesorë i furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën “Agim Ramadani ” është e dëmtuar me ç’rast është ndërprerë furnizimi me ujë për një pjesë të zonës në fjalë, pastaj rrugës”Tring Smajli” dhe”Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Këtë e bëri të ditur Arjeta Mjeku nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP) me anë të një njoftimi për media.

“Rrjedha e ujit është e madhe dhe linja e tubit është në të njëjtin kanal ku janë të vendosura edhe kabllot e tensionit të lartë”.

“Ekipet e mirëmbajtjes së KRU” Prishtina” sh.a. janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Kërkojmë mirëkuptim nga banorët e zonave të lartcekura”, thuhet në njoftimin e Mjekut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat