Dyshimet për varrezë masive, nesër gërmime në kampusin e UP-së

Prishtina

Dyshimet për varrezë masive, nesër gërmime në kampusin e UP-së

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 13:17
Dyshimet për varrezë masive

Për shkak të dyshimeve për varrezë masive, sot në parkingun e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, kanë filluar të bëhet përgatitja e terrenit, ndërsa, nesër do të bëhen gërmime.

Se sot nuk do të ketë gërmime e ka konfirmuar Kushtrim Gara, nga komisioni qeveritar për persona të pagjetur, i cili ka thënë se sot po bëhet vetëm përgatitja e terrenit, ndërsa, nesër qysh nga ora 9:00, do të fillojnë gërmimet.

Kujtojmë se në kampusin e Universitetit të Prishtinës edhe më herët janë bërë gërmime në tri lokacione të ndryshme, por që nuk ishte gjetur asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat