30 banorë nga Shqipëria akomodohen në një hotel në Prishtinë

Prishtina

30 banorë nga Shqipëria akomodohen në një hotel në Prishtinë

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 12:15
Foto

Në hotel ‘Ora’ në Prishtinë, në mëngjesin e sotëm janë akomoduar 30 banorë të Shqipërisë, të cilët kanë pësuar nga tërmeti i djeshëm.

Ndërkohë, janë të shumtë ata familjarë të Kosovës, të cilët pritet që në orën 13:00, të vijnë t'i marrin e t'i strehojnë në shtëpitë e tyre.

Gjatë ditës me autobusë nga Durrësi do të sillen edhe shumë banorë të tjerë, të cilët po qëndrojnë në çadrat që janë vendosur në stadium që nga dje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat