Salla 1 Tetori gati t’i pres qytetarët nga Shqipëria, nuk ka nevojë më për ndihma

Prishtina

Salla 1 Tetori gati t’i pres qytetarët nga Shqipëria, nuk ka nevojë më për ndihma

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 23:51
Salla 1 Tetori

Pas tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës një numër i banorëve të Durrësit dhe Thumanës, zonat më të prekura nga kjo fatkeqësi, janë nisur drejt Kosovës për t’u strehuar.

Aktualisht pritet që disa prej tyre të arrijnë në kryeqytet, konkretisht në sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Ky lokacion është bërë gati – janë mbledhur veshmbathje dhe ushqime – t’i pres qytatarët e Shqipërisë.

Gjithashtu është bërë e ditur që ka mjaftueshëm ushqime dhe veshmbathje dhe se nuk ka nevojë emergjente që qytetarët të dërgojnë më shumë ndihma.

Qytetarët që vijnë nga Shqipëria fillimisht do të ndalojnë në Prizren dhe ende nuk është e qartë se sa prej tyre do të vijnë në Prishtinë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat