Ujësjellësi Prishtina: Kujdesuni për instalimet dhe ujëmatësit në banimet tuaja

Prishtina

Ujësjellësi Prishtina: Kujdesuni për instalimet dhe ujëmatësit në banimet tuaja

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka lutur konsumatorët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vendosjes së ujëmatësve duke filluar nga dita e sotme, meqë po hyjmë në një periudhë me temperature të ulëta mbi vendin tonë.

KRU “Prishtina”, paralajmëron se instalimet brenda pronës tuaj përfshirë këtu edhe ujëmatësit mund të ngrihen brenda disa orëve nga fillimi i motit me temperatura të ulëta, nëse ata janë të ekspozuar direkt ndaj ajrit të ftohtë.

“Ju jeni përgjegjës për mbrojtjen e tubave të ujit dhe të ujëmatësve (të brendshëm ose të jashtëm/në afërsi të banimit) nga ajri i ftohtë dhe era. Parandalimi i ngrirjes së ujëmatësve dhe tubave që mos të vijë deri te ngrirja është shumë më e lehtë sesa zëvendësimi i tubave që ngrijnë dhe shpërthejnë. Për fat të mirë, kjo është relativisht e lehtë për t’u bërë, me ç’rast ne do t’ju ndihmojnë të parandaloni dëmtimet, shpenzimet dhe vështirësitë që mundeni të ballafaqoheni në situatat kur tubat dhe ujëmatëset janë ngrirë”, thuhet në njoftim.

Si të veproni:

Gjeni valvolën kryesore të mbylljes së ujit p.sh në bllokun e banimit (puseta me mujëmatësin kryesor) apo në shtëpitë private. Tregoni të gjithë anëtarëve të familjes se si të mbyllni atë në rast të një tubi i cili mund të shpërthejë ose emergjencë të ngjashme. Në banimet kolektive, banorët duhet të dinë vendndodhjen e pusetës me ujëmatës dhe valvolën për ndërprerjen, po ashtu dhe valvolen për ndërprerje të rrjetit të hidrantëve të brendshëm në rast se keni shpërthim të tubit të hidrantëve.

Apelojmë që në katet e përdheses ku vertikalja e furnizimit është më shumë e ekspozuar në ajrin e ftohte dhe mundësitë e rrjedhjes janë potenciale, andaj ju lutem të merrni masa dhe izoloni që të mos vijë deri te ngrirja. Apelojmë tek konsumatorët që të bëjnë izolime në pusetat ku kanë të vendosur matësin e ujit që të mos vijë deri të ngrirja. Tubat që kanë më shumë gjasa të ngrihen janë ata që janë në muri të pa-izoluar mire, garazhe, bodrume dhe ata të vendosur cektë nen sipërfaqen e tokës. Shtoni izolimin në mure të jashtme kudo që të jetë e mundur dhe mbyllni (vishni) gypat me izolim në garazhe dhe bodrume, si dhe bëni izolim të brendshëm ujëmatësit me materiale që pengojnë ajrin e ftohtë”, këshillon Ujësjellësi “Prishtina”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat