Shkollat e Prishtinës janë të hapura për fëmijët të larguar nga Shqipëria

Prishtina

Shkollat e Prishtinës janë të hapura për fëmijët të larguar nga Shqipëria

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Kryetari i komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se shkollat e Prishtinës janë të hapura për të gjithë fëmijët të larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit, e të strehuar në Prishtinë.

Ai ka shkruar në Facebook se së shpejti, Drejtoria e Arsimit do t’i tregojë detajet e lajmërimit, sistemimit dhe indkuadrimit të fëmijëve që mos të humbin orë të mësimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat