134,026.31 euro ka qenë të hyra në Komunën e Prishtinës nga 770 gjeba që janë paguar deri në fund të nëntorit.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inpekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.
Ai ka thënë se parashikimi i të hyrave nga ky sektor për buxhetin e këtij viti, është tejkaluar 34%.
“Gjoba nuk është qëllim në vete, por mjet për të ndikuar në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve që të punojnë sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi. Qindra të tilla janë shqiptuar sivjet nga Drejtoria e Inspekcionit, sipas rasteve që janë hasur në terren”, përfundoi ai.