Ajri i rrezikshëm sonte në Prishtinë, nuk dallon nga tymi

Prishtina

Ajri i rrezikshëm sonte në Prishtinë, nuk dallon nga tymi

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 23:18
Prishtinë

Ajri i mbrëmjes së sotme del të jetë i pashëndetshëm për qytetarët e kryeqytetit.

Sipas matjeve të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, indeksi i cilësisë së ajrit del të jetë 175.

Me rezultate të tilla, kryeqyteti ynë ballafaqohet tash e sa kohë, ku sipas matësve, Prishtina në raste të shumta, renditet në top 10-shen e qyteteve më të ndotura në botë.

Kohët e fundit kemi parë vazhdimisht shifra alarmante në Prishtinë. Ky ajër me të cilin qytetarët përballen çdo ditë, po ndikon jashtëzakonisht rëndë në shëndet, madje mbetet shqetësim i madh.

Ndryshe, shkaktarët e ndotjes së ajrit përmenden të jenë veturat e shumta që qarkullojnë në qytet, ndërtimet e shumta, mungesa e hapësirave të gjelbra, ngrohja me qymyr, por edhe të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat