Digjet një orë rryme në hyrje të një ndërtese në Prishtinë

Prishtina

Digjet një orë rryme në hyrje të një ndërtese në Prishtinë

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 15:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një orë rryme është djegur në një ndërtesë në rrugën “Ahmet Gashi”, në Prishtinë, ku përveç tymit dhe zjarrit, ka shkaktuar edhe panik te qytetarët.

Zjarri është fikur nga vet banorët, ndërsa, në vendin e ngjarjes kanë dal edhe pjesëtarët e Policisë, zjarrfikësit dhe zyrtarë të KEDS-it.

Kaltrina Gosalsi, banore në rrugën “Ahmet Gashi”, tha se janë tronditur kur kanë parë ndërtesën të mbushur me tym dhe erë të keqe dhe menjëherë kanë lajmëruar Policin dhe Zjarrfikësit, të cilët sipas saj, brenda 5-6 minutave kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Gosalsi: Një ngjarje që pak na tronditi neve si banorë

“Jam banore e kësaj lagjes, në lagjen Ahmet Gashi, ndodhi brena para pak orëve një ngjarje që pak na tronditi neve si banorë që kem këtu, po na e kemi këtu një sallon që punojmë edhe filloj menjëherë me pas ndërprerje të rrymës herë pas here edhe e pamë që u ndal përnjëherë edhe erdhi një erë e keqe, dolëm na me këqyr këtu te rryma se qa asht t’u ndodhë edhe filloj menjëherë një tym edhe pak zjarr, i lajmëruam menjëherë zjarrfikësit edhe policinë edhe ata erdhën për shumë pak minuta ndoshta 5-6 minuta”, tha Gosalsi për KosovaPress.

Ajo tha se nuk ka pasur asnjë banorë të lënduar dhe shpreson se kjo ndodhi nuk do të përsëritet më.

Nebahate Hasani, gjithashtu banore e lagjes “Ahmet Gashi”, në Prishtinë, tha se ora që është djegur, është orë e lokaleve dhe aktualisht janë pa rrymë. Ajo ka lutur institucionet e vendit që të ndërmarrin diçka për rregullimin e orës në mënyrë që të vazhdojnë punën.

Hasani: I lus institucionet e Kosovës që me e zgjidh sa ma shpejt këtë problem

“Jam banore e kësaj hyrjes, momentin që e kam pa që po vjen njëfarë ere i kemi thirr zjarrfikësit i kemi thirr Policin e Kosovës, dhe i kom njoftu menjëherë banorët për me dal me ik jashtë se ka pas në ekstrem tym dhe flak domethënë janë orët e lokaleve. Ne e kemi edhe lokalin këtu afër dhe tash nuk kemi këtu rrym dhe i lus institucionet që a ka naj zgjidhje diçka me ba për me zgjidh sa ma shpejt se na e kemi punë këtu dhe  duhet me punu me ba diçka”, shtoi Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat