Studentët në protestë, kundërshtojnë vendimin e Këshillit Drejtues të UP-së për bursa

Prishtina

Studentët në protestë, kundërshtojnë vendimin e Këshillit Drejtues të UP-së për bursa

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 06:41
Foto ilustrim

Parlamenti Studentor përmes një njoftimi të bërë për media ka bërë thirrje për protestë, e cila do të nis nga ora 10:00, kjo për të kundërshtuar vendimin e Këshillit Drejtues të UP-së për bursa

Ky është njoftimi i plotë:

Këto ditë u karakterizuan me përpjeke të njëpasnjëshme nga ana jonë, lidhur me reagimin tonë të fundit kundër vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit.

Pas takimit me Ju ne u takuam me prorektorin për çështje mësimore, sekretarin e universitetit, rektorin dhe sot me kryetarin e KD-s, adresuam kërkesën tonë dhe ofruam propozime konkrete për zgjidhjen e tyre, mirëpo nuk u reflektua pozitivisht, andaj neve na mbetet opsioni i fundit duke kërkuar nga secili studentë të dal në mbrojtje titullit BURSIST.

Titulli duhet të jetë me kritere të caktuara paraprakisht për vitin vijues dhe jo të shfrytëzohet hapësira kohore si pretekst!

Nga ora 10:00 fillon protesta e cila është reflektim nga takimet e njëpasnjëshme të cilat nuk ishin në favorin tonë! Ne duhet dhe meritojmë të trajtohemi ndryshe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat