Përfundon ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza mbi lumin Prishtina

Prishtina

Përfundon ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza mbi lumin Prishtina

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 21:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka përfunduar ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza mbi lumin Prishtina, që fillon tek rrethi i hotel “Garden”-it.

“Më në fund. Pjesa e kolektorit mbi lumin Prishtina ka përfunduar. Ky kolektor i madh në gjatësi prej 1.2 km do t’i mbledh shumicën e ujërave të zeza për t’i dërguar te fabrika për trajtimin e ujërave të zeza. Kjo pjesë e kolektorit fillon tek rrethi i Hotelit Garden”, shkruan Ahmeti.

Ahmeti njofton se me këtë do të lidhen edhe kolektorë tjerë.

“Në këtë kolektor tash duhet të lidhen edhe pjesa tjetër e Kalabrisë dhe kolektori mbi lumin Mati. Po ashtu mbi kolektor do të ndërtohet rruga”, shkruan kryetari Ahmeti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat