KRU “Prishtina”: Jemi në gjendje gatishmërie

Prishtina

KRU “Prishtina”: Jemi në gjendje gatishmërie

Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 07:59
Foto ilustrim

Ekipet teknike të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit të KRU “Prishtina” do të jenë në gjendje gatishmërie që t’u dalin në ndihmë të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit nëse kanë probleme me rrjetin e ujësjellësit në zonat ku jetojnë.

Gjatë natës së sotme, kur edhe pritet ndërrimi i motmoteve, do të jenë rreth 60 punëtorë kujdestarë në tërë zonën operative.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Rajonal ” Prishtina” thotë se me të gjitha mundësitë teknike do të mbajë tempon e rregullt të furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat