Në ditën e fundit të vitit, nënkryetarja e Kuvendit shpërndanë në shesh kafe e çaj

Prishtina

Në ditën e fundit të vitit, nënkryetarja e Kuvendit shpërndanë në shesh kafe e çaj

Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 12:23
Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka publikuar disa fotografi ku shihet në shesh duke shpërndarë kafe dhe qaj.Nagavci ka zgjedhur që ditën e fundit të ditës të del në shesh te tendat e DSK dhe Autizmi flet.

Ajo ka shkruar se të gjithë që shkojnë për kafe, do t’i kenë të paguara ato.

“Ndihmoni për personat me aftësi të kufizuara. Bashkë me dashuri për njëri tjetrin”, ka shkuar Nagavci.

Ajo ka bërë të ditur se sot gjatë ditës do të qëndrojë në shesh për të shërbyer kafe dhe çaj, si dhe për të shitur kartolina që të ndihmojë për të mbledhur fonde për personat me aftësi të kufizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat