Shpend Ahmeti propozon që shtatorja e Anton Çetës të vendoset në Prishtinë

Prishtina

Shpend Ahmeti propozon që shtatorja e Anton Çetës të vendoset në Prishtinë

Më: 3 janar 2020 Në ora: 14:28
Shpend Ahmeti

Në 100 vjetorin e lindjes së studiuesit e mbledhësit të folklorit, pajtuesit të shqiptarëve, Anton Çettës, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se në mbledhjen e radhës do të propozojnë që shtatorja e Anton Çettes ta ketë vendin në parkun në mes të Fakultetit Filologjik dhe Katedrales.

Ahmeti ka thënë se pas përfundimit të Parkingut Nëntokësor, parku përmbi do të zgjerohet edhe më shumë dhe aty bashkë me shtatoren e Fehmi Aganit do ta kemi edhe shtatoren e Anton Çettes.

Me këtë rast, i pari i Prishtinës ka uruar që të ketë sa më pak hasmëri në mes të shqiptarëve, sa më pak hasmëri në mes të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot, me 3 Janar 2020 shënojmë 100 vjetorin e lindjes së Anton Çettës. Ndër eskpertët më të mirë të Folklorit Shqiptar me mbi 15 libra, Anton Çetta arriti te fitojë zemrat e Shqiptarëve kur themeloi Komitetin për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë. Familjet pajtoheshin gjithandej nëpër Kosovë. Ndër lëvizjet dhe veprimet me të mira ndonjëherë ndër shqiptarë.

Të gjithë sigurisht se keni dëgjuar për mospajtimet rreth lokacionit potencial të shtatores se Anton Çettës, por kjo nuk është temë sot.

Ne si ekzekutiv në bashkëpunim me asambleistë të Kuvendit Komunal në mbledhjen e radhës do të propozojmë që shtatorja e Anton Çettes ta ketë vendin në parkun në mes të Fakultetit Filologjik dhe Katedrales. Pas përfundimit të Parkingut Nëntokësor, parku përmbi do të zgjerohet edhe më shumë dhe aty bashkë me shtatoren e Fehmi Aganit do ta kemi edhe shtatoren e Anton Çettes.

Në këtë 100 vjetor të lindjes së Anton Çettës, të zotohemi, të punojmë e të shpresojmë për sa më pak hasmëri në mes të shqiptarëve, sa më pak hasmëri në mes të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Dua që të falenderoj asambleisten Vlora Dumoshi si dhe nënkryetarin Selim Pacolli për insistimin që si Komunë ta nderojmë Anton Çettën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat