Asamblisti Rrahmani: E diela të jetë ditë pushimi në Prishtinë

Prishtina

Asamblisti Rrahmani: E diela të jetë ditë pushimi në Prishtinë

Më: 9 janar 2020 Në ora: 14:57
Eman Rrahmani

Këshilltari Komunal në komunën e Prishtinës, Eman Rrahmani, ka njoftuar se në mbledhjen e parë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, ai do të propozoj që edhe Prishtina të bëhet qytet ku nuk punohet të dielave.

Sipas tij, kjo do të ishte e dobishme për kryeqytetin dhe në të mirën e punëtorëve dhe bizneseve, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i tij i plotë:

E diela të jetë ditë pushimi!

Në mbledhjen e parë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, do të propozoj që edhe Prishtina të bëhet qytete ku nuk punohet të dielave. Kjo do të ishte në të mirën e punëtorëve por edhe bizneseve. Një rregullore e tillë do të ishte shumë dobiprurëse për qytetin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat