Shpend Ahmeti jep një njoftim të rëndësishëm për Rrethin e Fushë Kosovës

Prishtina

Shpend Ahmeti jep një njoftim të rëndësishëm për Rrethin e Fushë Kosovës

Më: 10 janar 2020 Në ora: 15:06
Prishtine

Veturat të cilat qarkullojnë në Prishtinë tanimë mund të hyjnë në qendër përmes krahut të ri te rrethi i Fushë Kosovës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se krahu i ri do shërbejë për hyrje në rrethrrotullim me qëllim të shkarkimit të qytetit dhe rrugët “Hekurudhat” dhe “Xhevdet Doda” do te kthehen në rrugë dykahore.

Njoftimi i plotë:

Nga dje kemi filluar fazën e tretë të testimit, ku krahu i ri do shërbejë për hyrje në rrethrrotullim me qëllim të shkarkimit të qytetit dhe rrugët “Hekurudhat” dhe “Xhevdet Doda” do te kthehen në rrugë dykahore. Në ndërkohë mund të ketë disa ndryshime/plotësime shtesë varësisht nevojës për ta rregulluar trafikun.

Falenderojmë qytetarët për mirëkuptim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat