PDK inicion seancë të jashtëzakonshme në Komunën e Prishtinës për Badocin

Prishtina

PDK inicion seancë të jashtëzakonshme në Komunën e Prishtinës për Badocin

Më: 16 janar 2020 Në ora: 19:57
PDK

Partia Demokratike e Kosovës në Prishtinë ka inicuar séance të jashtëzakonshme në Komunën e Prishtinës për situatën e liqenit të Badocit.

Nga dega e PDK-së për këtë çështje është mbajtur mbrëmë një mbledhje urgjente e kryesisë dhe është vendosur të mblidhen nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e seances.

Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të PDK-së:

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në lidhje me tendencat dhe diskutimet për aktivitet afarist në liqenin e Badovcit.

Për të diskutuar mbi këtë çështje, Dega e PDK-së në Prishtinë mbrëmë ka mbajtur një mbledhje urgjente të kryesisë së saj.

Në këtë takim është vendosur që përmes asambleistëve të saj në Komunën e Prishtinës të nis menjëherë mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme.

Duke marrë parasysh rëndësinë strategjike të Liqenit të Badovcit për qytetarët e Prishtinës, për furnizim me ujë si dhe ruajtje të mjedisit, Dega e PDK-së në Prishtinë konsideron se çdo tentim për të zhvilluar aktivitet afarist dhe banimor në afërsi të liqenit është i papranueshëm dhe nuk duhet të lejohet.

Rrjedhimisht, kërkon nga asambleistët e të gjitha partive në Kuvendin Komunal që t’i përgjigjen kësaj thirrje dhe të caktojnë sa më parë ditën për diskutim mbi këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme për kryeqytetin dhe qytetarët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat