MASHT-it e Komunës nuk i ecën eksperimenti me mësimin tërë ditor

Prishtina

MASHT-it e Komunës nuk i ecën eksperimenti me mësimin tërë ditor

Më: 16 janar 2020 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Nxënësit në Kosovë ende detyrohen që pas mësimit të vazhdojnë në qendrat ditore private. Kjo pasi, Ministria e Arsimit dështoi me procesin e aplikimit të pilot projektit për mësim tërëditor.

Edhe pse kabineti i ministrit në largim, Shyqiri Bytyqi, muaj më parë kishte premtuar se nga shtatori i viti të kaluar në 29 shkolla të nivelit parauniversitar të Kosovës do të niste pilotimi i këtij procesi, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Dy vite radhazi qeverisja në largim premtoi fillimin e këtij procesi, mirëpo dështoi në fillimin e realizimit të tij.

Media ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Arsimit për këtë çështje, mirëpo nuk kanë dhënë përgjigje.

Kundër idesë për mësimin tërë ditorë në shkollat, pasi konsideronin se nuk ka kushte të mjaftueshme për realizimin e këtij projekti.

Edhe pse në disa shkolla të Prishtinës, ky projekt u aplikua, ai u ndërpre pas një kohe të shkurtër.

Pa sukses në këtë projekt kishte dal shkolla “Faik Konica” në Prishtinë e cila për rreth një vit e gjysmë kishte mbajt mësim tërë ditor.

Ndërsa, shkolla “Model” në Prishtinë, ishte shkolla që për dy vite vazhdoi me pilotimin e mësimit tërëditor. Mirëpo tani është ndërprerë.

Drejtori i shkollës “Model”, Liridon Maliqi ka thënë se shkolla Model në fillim kishte hasur në vështirësi mirëpo pas kalimit të kohës e me ndihmën e ofruar, ajo i përmbushte të gjitha kushtet për një qëndrim tërëditor në objektet shkollore.

Ai ka treguar edhe disa prej arsyeve se pse është ndërprerë mësimi tërëditorë në këtë shkollë.

“Në shkollën tonë është ndërprerë mësimi tërë ditor për këto arsye kryesore: a) Ka qenë vendim i Ministrit të Arsimit, që të krijoje kushte për secilën shkollë të Republikës së Kosovës, e pastaj të filloje ky sistem në të gjitha shkollat e vendit; b) që të mos diskriminohen mësimdhënësit – ku disa punojnë vetëm 4 orë e tanët me nga 8 orë e gjysmë (për dy vite siç kanë punuar) e në fund rrogat/ pagat ti kenë të njëjta; c) për shkak se edhe pse kemi pasur hapësira dhe kushtet me të mira në Kosovë, prapë se prapë për një sistem të mirëfilltë nuk kemi pasur pajisje dhe kushte (duke u nisur nga hapësirat shtesë për “shumë qëllime” e deri tek mësuesit mbështetës/ asistentet”, ka thënë Maliqi.

Maliqi tutje programi nuk ka përkuar me shkollat që kanë qenë në ketë sistem.

“MASHT dhe DKA me kapacitetet e tyre në atë kohë janë munduar dhe kanë dhënë maksimumin e sidomos DKA dhe Komuna e Prishtinës, më të gjitha kapacitetet janë munduar por programi nuk ka përkuar me shkollat tona qe kemi qenë në ketë sistem”.

Ai thotë se kurdo që të merret vendim nga Ministria dhe pasi të sigurohen kushtet optimale për një sistem të tillë ata e mirëpresin.

Kujtojmë, se Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, kishte reaguar ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë rreth idesë për realizimin e mësimit tërëditor në shkollat e Kosovës.

SBAShK përmes një komunikate për media pati thënë se për realizimin e kësaj duhen plotësuar shumë kushte e kërkesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat