Ahmeti bën thirrje për qytetarët e Prishtinës të legalizojnë pronat

Prishtina

Ahmeti bën thirrje për qytetarët e Prishtinës të legalizojnë pronat

Më: 22 janar 2020 Në ora: 11:44
Gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes mes Komunës së Prishtinës me USAID-in për zbatimin e programit për trajtimin e ndërtimeve pa leje

Nga viti 1999 janë bërë 50 mijë shkelje që kanë të bëjnë me legalizim të pronës vetëm në Komunën e Prishtinës. E në tërësi që nga paslufta janë 300 mijë shkelje.

Kështu u tha sot gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes mes Komunës së Prishtinës me USAID-in për zbatimin e programit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

 I pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se procesi i legalizimit është ndër proceset më të rëndësishme në Republikën e Kosovës.

Ai tha se në Kosovë ka qytetarë që kanë që 30 vjet prona pa leje. Për këtë ai ka bërë thirrje që të gjithë të legalizojnë pronat e tyre.

 Ahmeti: Procesi i legalizimit është një ndër proceset më të rëndësishme në Kosovë

"Proesi i legalizimit është një ndër proceset më të rëndësishme në Kosovë. Ku besohet se në Kosovë do të trajtohen 300 mijë shkelje të ndryshme që nga paslufta. Në komunën e Prishtinës janë 50 mijw  shkelje nga viti 99. Ligji i legalizimit është tentativa i i fundit për të rregulluar. Si proces nuk ka qenë i suksesshwm. Sepse shumica e njerëzve nuk kanë aplikuar për legalizim për arsye të ndryshme. Tashmë ka kaluar edhe ligji i ri j cili e bën më të lirë dhe më efektiv", tha ai.

Sipas Ahmetit, janë angazhuar 30 arkitektë, me qëllim që me USAID-in  të ndihmojë në këtë proces, të standardizohet ideja e legalizimit me ndihmën e Chemonics. Nga Komuna e Prishtinës sipas tij kërkohen të trajtohen 40 mijë lëndë në një proces të shkurtë.

Ndërsa, Joshua Mike nga USAID  tha se kjo e fundit është partner i mbështetjes në këtë proces të rëndësishëm dhe për të siguruar zbatimin efektiv.

 Mike: Kemi kënaqësinë që mbështesin komunat dhe nivelet qendrore

" Në mënyrë që ky projekt të jetë i suksesshëm sektorët publik dhe privat duhet të punojnë bashkë në frymën e transparencës dhe kemi kënaqësinë të përkrahim këtë projekt për të mbështetur si komunat ashtu edhe nivelet qendrore. Partneriteti me komunën është një nga dy pilot projektet për të përmirësuar transparencën dhe projektin e legalizimit. Dhe shpresojmë që këto dy pilot komuna të përkthehet në komunat tjera... dua të inkurajoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të dorëzojnë aplikimet e tyre", ka thënë ai.

 E, Terence Slywka nga Chemonics International tha se synojnë të punojnë ngushtë me komuna, në mënyrë që të ketë legalizim të pronave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat