Vazhdon ndotja e ajrit në Prishtinë, qytetarët s’e ndalin përdorimin e qymyrit - Bota Sot
Vazhdon ndotja e ajrit në Prishtinë, qytetarët s’e ndalin përdorimin e qymyrit

Prishtina

Vazhdon ndotja e ajrit në Prishtinë, qytetarët s’e ndalin përdorimin e qymyrit

Më: 22 janar 2020 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Edhe këto ditë qytetarë e Prishtinës janë duke u përballur me ajrin e pashëndetshëm.

Ajri i ndotur në kryeqytet është rikthyer, ku indeksi i cilësisë po konsiderohet edhe këtë javë ‘i pashëndetshëm’.

Pavarësisht kësaj, qytetarët e Prishtinës siç duket nuk po e ndalin përdorimin e qymyrit.

Një rast i tillë është parë edhe sot në lagjen “4 Llullat” në rrugën, “Zenel Salihu”, për të cilin lajmi.net kishte raportuar edhe më herët.

Kujtojmë, se vitin e kaluar Qeveria e Kosovës mori vendim për ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohjen e objekteve publike. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat