Merr flakë një shtëpi në Prishtinë, mësohet nëse ka të lënduar

Prishtina

Merr flakë një shtëpi në Prishtinë, mësohet nëse ka të lënduar

Nga: K.M Më: 23 janar 2020 Në ora: 00:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nga zjarri është djegur një pjesë e një shtëpie në rrugën “Abdyl Frashëri”, në Prishtinë.

“Bota sot”, mëson se zjarri ka filluar nga oxhaku, ndërsa deri më tani ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë pranë vendit të ngjarjes kanë ardhur policia dhe zjarrfikësit, për ta lokalizuar zjarrin.

“Bota sot”, gjithashtu ka biseduar edhe me pronarin e shtëpisë, ku vet ai e ka konfirmuar se nuk ka persona të lënduar.

Në vazhdim ju sjellim pamjet nga vendi i ngjarjes:

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat