Kundërshtohet projekti për tregun e ri në Prishtinë

Prishtina

Kundërshtohet projekti për tregun e ri në Prishtinë

Më: 28 janar 2020 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Projekti për tregun e ri në Prishtinë ka shfaqur pakënaqësi tek tregtarët të cilët tashmë kanë lokale në hapësirën ku do të ndërtohet tregu. Për të kundërshtuar këtë projekt, ata kanë protestuar sot para objektit të Komunës së Prishtinës

Tregtarët u shprehën se ndjehen të anashkaluar nga Komuna e Prishtinës.

“Është bërë projekti për tregun e ri, aty janë mbi 80 lokale, ne si zejtarë jemi anashkaluar, nuk kemi informata se çka po ndodh me lokalet tona që janë aty”, ka thënë një tregtar.

Kryetari i Komunës së Prishtinës iu kishte premtuar tregtarëve që do të takohet me ta, mirëpo ky takim nuk u realizua gjatë ditës së sotme.

Kjo pasi i pari i Prishtinës po merrte pjesë në seancën e jashtëzakonshme për Badovcin e cila u mbajt sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat