Ujërat e zeza vërshojnë rrugën pranë shkollës “Xhemajl Mustafa”, në Prishtinë

Prishtina

Ujërat e zeza vërshojnë rrugën pranë shkollës “Xhemajl Mustafa”, në Prishtinë

Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 16:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prishtina vazhdon të ballafaqohet me probleme të shumta.

E, një nga problemet më të mëdha është ai i ujërave të zeza.

Madje, shpesh ka pasur ankesa të shumta nga banorët, por këto ujëra kanë vërshuar edhe në lagje mjaftë të frekuentuara e të banuara të kryeqytetit.

Përmes kësaj fotografie mund të shihni se si ujërat e zeza, kanë marrë një nga rrugët e Lagjes Dardania, gjegjësisht fare pranë shkollës “Xhemajl Mustafa”.

Jo vetëm që kundërmon kjo pjesë nga ky problem, por përbën edhe rrezik për nxënësit./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat