Shpend Ahmeti i pakënaqur që ndërtimi i çerdhes më të madhe në Kosovë nuk u transmetua në lajme

Prishtina

Shpend Ahmeti i pakënaqur që ndërtimi i çerdhes më të madhe në Kosovë nuk u transmetua në lajme

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 00:53
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur i pakënaqur për faktin se ndërtimi i çerdhes më të madhe në Kosovës nuk është transmetuar në lajmet qëndrore.

“Asnjë televizion nuk e dha lajmin për çerdhe më të madhe në Kosovë në lajmet qendrore”, ka thënë Ahmeti.

Ai thotë se fëmijët nuk janë të rëndësishëm tani, por më shumë janë polemikat mes politikanëve dhe thashethemet.

“Fëmijët nuk janë me rëndësi si duket. Por të shamet dhe kush kujt çka i tha janë me rëndësi”

Por gjithsesi, ai thotë se është i lumtur për faktin se ka ndërtuar çerdhe që ofron kushte me standard të lartë për fëmijët.

“Por, më me rëndësi, 300 fëmijë kanë kushte superiore, pra gjithçka është mirë”, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat