Personi i cili po rrezikon qytetarët e Prishtinës çdo natë me veturën e tij

Prishtina

Personi i cili po rrezikon qytetarët e Prishtinës çdo natë me veturën e tij

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 10:05
Pamje nga videoja

Një video është publikuar nga ‘Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë’ e në të cilën shihet një veturë duke bërë vozitje të rrezikshme në kryeqytet.

Po ashtu në këtë video është treguar që këto veprime nga ky vozitës janë duke u bërë në rrugën C në Prishtinë.

Qytetarët kanë treguar që e njëjta veturë pothuajse çdo natë i bënë veprimet e ngjashme në këtë vend.

Këta banorë janë duke u ndjerë të rrezikuar nga vozitjet e pakujdesshme dhe zhurmat e mëdha që po i shqetësojnë ata në orët e vona të mbrëmjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat