Ahmeti: Ende s’kemi pranuar vendim zyrtar nga Ministria për anulimin e projektit në Badovc

Prishtina

Ahmeti: Ende s’kemi pranuar vendim zyrtar nga Ministria për anulimin e projektit në Badovc

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 22:21
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ende nuk kanë pranuar vendim zyrtar nga Ministria e Ambientit rreth anulimit të kushteve ndërtimore për projektin në Liqenin e Badovcit.

Ahmeti ka thënë se një vendim të tillë eventual do ta shqyrtojnë, por ka theksuar se në rast të anulimit të kushteve përgjegjësia ligjore i takon ministrisë.

“Nuk po e di vendimin por e shqyrtojmë si ta marrim. Me rëndësi për neve ka qene që Komuna ka vepruar sipas ligjit dhe sipas vendimeve të shkallës së dytë. Tash i krahasojmë edhe me vendimet e tjera dhe e përpilojmë vendimin tonë gjithmonë duke i mbrojtur interesat e Komunës së Prishtinës dhe duke qenë të qartë që përgjegjësinë ligjore e merr Ministria. Nuk mendoj që ka rrezik nga ndërtimi edhe ashtu sepse pa pëlqim mjedisor ato nuk vlejnë e që po supozoj ka me thënë vendimi që pëlqimi duhet me u marr para kushteve e që në ligj shkruan që duhet para aplikimit për leje”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat