Rrënohen dy garazhe në Prishtinë

Prishtina

Rrënohen dy garazhe në Prishtinë

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës rrënoi sot dy garazhe nëntokësore me etazhitet dykatësh të cilat nuk kishin leje.

Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri, deklaroi se dy investitorë të ndryshëm në dy objekte të ndryshme kanë bërë të njëjtin ndërtim ilegal për garazhe nëntokësore.

Në momentin kur mbërritën ekipet e Komunës së Prishtinës, njëra prej kompanive vetëm kishte nisur rrënimin për njërin prej objekteve.

Tahiri deklaroi se vendimi për rrënimin e këtyre garazheve ishte marrë gjatë vitit të kaluar.

Tahiri: Po zbatojmë vendimin e vitit të kaluar

“Mbrapa meje janë dy lloje të garazheve nëntokësore me etazhitet dykatësh dhe kësisoj ne sot fillojmë largimin e të dyjave. Siç mund ta shihni në pjesën e sipërme njëra prej kompanive ka filluar vet që ta bëjë rrënimin kurse tjetra ende jo dhe po e përsëris për të disatën herë do të fillojmë me largimin e të dyjave garazheve në mënyrë që të vendimi që është marrë gjatë vitit të kaluar të gjejë zbatim sivjet”, deklaroi Tahiri.

Sipas Tahirit, ekzekutimi i vendimit për rrënim ishte shtyrë për shkak se Komuna e Prishtinës nuk kishte pasur kompani të kontraktuar për këtë punë.

Ai tha se deri më tani janë ekzekutuar 30 vendime për rrënime, ndërsa do të vazhdohet edhe më të tjera.

Tahiri: Vendimet për rrënim të vitit të kaluar ekzekutohen këtë vit

“Për më shumë se një vit ne nuk kemi pasur kompani të rrënimit, tashmë e kemi me kontratë trevjeçare dhe të gjitha vendimet të vitit të kaluar që kanë mbetur pa u ekzekutuar gjatë vitit 2019 do të ekzekutohen tash. Deri tash janë mbi 30 që janë ekzekutuar por kanë mbetur edhe një numër i vogël i tyre që do të zbatohen shumë shpejtë”, u shpreh Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat