Rrënohen shtyllat e ndërtuara pa leje, në Prishtinë

Prishtina

Rrënohen shtyllat e ndërtuara pa leje, në Prishtinë

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 15:47
Rrënohen shtyllat e ndërtuara pa leje në Prishtinë

Javë më parë, në rrugën “Muharrem Fejza” është vërejtur se ka filluar të ndërtohet një aneks, pa leje nga organi përkatës.

Inspektorët e zonës kanë ndërmarrë me kohë të gjitha veprimet ligjore, dhe i kanë dhënë afat palës që t’i rrënojë vetë shtyllat e ndërtuara pa leje.

“Meqë pala nuk ka vepruar, sot, angazhuam kompaninë përgjegjëse që të ekzekutojë vendimin e rrënimit.

Ju bëjmë thirrje përsëri të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi, sepse në të kundërtën do të ballafaqohen me vendime të tilla!”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat