Nënshkruhet tenderi për kiflet, Komuna e Prishtinës do të shpenzojë mbi 261 mijë euro

Prishtina

Nënshkruhet tenderi për kiflet, Komuna e Prishtinës do të shpenzojë mbi 261 mijë euro

Më: 4 mars 2020 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për dhënien e kontratës për furnizim me kifle për nxënësit e shkollave fillore të kryeqytetit

Kontratën për furnizim me kifle në shkollat e Prishtinës për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, e ka fituar “Premium Bakery”.

261.144,00 euro është vlera e kontratës e cila është dhënë nga Komuna e Prishtinës.

Premium Bakery e cila do të furnizojë shkollat e kryeqytetit me kifle për gjashtë muaj, ka dhënë çmimin më të ulët, 247.752.00 euro, bëhet e ditur në kontratën e publikuar nga Komuna e Prishtinës.

Shujtat me kifle dhe qumësht për nxënësit e shkollave të Prishtinës kanë filluar të shpërndahen nga viti 2015.

Prej atëherë, ka pasur shumë pakënaqësi rreth dhënies së tenderëve dhe operatorëve të cilët Komuna e Prishtinës ka përzgjedhur.

Probleme me kontratat, ka pasur për qumështin, ku kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, akuzohej se po favorizonte kompani të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat