Nuk mjaftojnë kontenjerët, një lagje në Prishtinë e mbushur me mbeturina

Prishtina

Nuk mjaftojnë kontenjerët, një lagje në Prishtinë e mbushur me mbeturina

Më: 5 mars 2020 Në ora: 22:46
Lagjja “Lakrishte” është e ndotur nga hudhja e madhe e mbeturinave

Lagjja “Lakrishte” në Prishtinë është mbushur me mbeturina pasiqë numri i kontenjerëve është i vogël në krahasim me mbeturinat e hedhura nga banorët.

Përmes një fotografie shihet qartë që lagjja “Lakrishte” është e ndotur nga hudhja e madhe e mbeturinave.

Ndotja e ambientit në Prishtinë është mjaft shqetësuese për qytetarët dhe këtë më së miri e tregon edhe kjo fotografi.

Përveç pamjes së tmerrshme që duket, banorët janë të rrezikuar edhe nga aroma që lëshojnë mbeturinat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat