Komuna e Prishtinës ua ndalon mësimdhënësve të pranojnë dhurata për 7 dhe 8 mars

Prishtina

Komuna e Prishtinës ua ndalon mësimdhënësve të pranojnë dhurata për 7 dhe 8 mars

Më: 5 mars 2020 Në ora: 23:28
Komuna e Prishtinës

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës i ka dërguar një letër drejtorëve të shkollave dhe mësimdhënësve ku thuhet se mësimdhënësve u ndalohet pranimi i dhuratave për 7 mars- Ditën e Mësuesit dhe 8 mars – Ditën e Gruas.

Në letrën e dërguar institucioneve arsimore komunale shkruan se 7 marsi duhet të shërbejë si reflektim për mangësitë e shfaqur.

“Dita e Mësuesit duhet të kuptohet si ditë reflektimi për mangësitë e evidentuara në procesin edukativo-arsimor, por edhe si moment vlerësimi për rezultatet e arritura”.

Në shkresë theksohet se në të kaluarën blerja e dhuratave e ka rënduar buxhetin familjar të prindërve.

Letra e plotë:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat