Shkarkohet kryeshefi i KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu

Prishtina

Shkarkohet kryeshefi i KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu

Më: 11 mars 2020 Në ora: 15:05
Ilir Abdullahun

Bordi i Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv, Ilir Abdullahun dhe në vend të tij përkonësisht është emëruar Kapllan Parduzi.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie të lëshuar nga kjo kompani

Aty jepen detaje shtesë përkitazi me arsyet e venditmit:

Bordi i Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” në mbledhjen e II-të të rregullt, të mbajtur më datë 10 mars 2020 e martë, ka trajtuar me kujdes çështje të ndryshme që ndërlidhen si çdoherë me veprimtaritë dhe performancën e përgjithshme të ndërmarrjes.

Pas pranimit të rekomandimeve të mbledhjes së fundit të Komitetit të Auditimit të KRUP-së të mbajtur më datë 4 mars 2020, për marrje të masave ndaj Kryeshefit Ekzekutiv në mbledhjen e rregullt të bordit të drejtorëve të KRU” Prishtina” sh.a. të da tës 10 mars 2020, kryeshefi ekzekutiv gjatë mbledhjes së Bordit të Drejtorëve me t’u ballafaquar me këto rekomandime dhe vlerësim jo të kënaqshëm të performancës ka reflektuar dhe ka kërkuar lirim nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv të KRU”Prishtina” sh.a.

Për rrjedhojë, Bordi i Drejtorëve ka aprovuar kërkesën për dorëheqje të kryeshefit ekzekutiv, duke e falënderuar atë për kontributin e dhënë në ndërmarrje dhe në të njejtën kohë i rekomandon ekzekutivit që të merren me sistemimin e z. Abdullahu në ndonjë pozitë brenda ndërmarrjes i cili do ta ketë mundësinë që të kontribuuojë edhe më tej në fushë veprimtarinë e kompanisë.

Njëkohësisht, Bordi i Drejtorëve në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së kryeshefit ekzekutiv emëron z. Kapllan Parduzi , deri në përfundimin e procedurave ligjore për përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv, sipas Ligjit Mbi Ndërmarrjet Publike nëpërmjet një konkursi transparent.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat