Qytetarët e Prishtinës, probleme me parkingje

Prishtina

Qytetarët e Prishtinës, probleme me parkingje

Më: 11 mars 2020 Në ora: 17:36
Foto Ilustrim

Një ndër problemet më të mëdha të qytetarëve në kryeqytet është komunikacioni i ngarkuar dhe mungesa e parkingjeve.

Mungesa e tyre jo vetëm që po shkakton kaos në komunikacion, por shpesh po u pamundëson edhe lëvizjen e lirë këmbësorëve.

Me këto probleme përballen qytetarët, sidomos në disa nga zonat më të frekuentuara, e kjo edhe për shkak të numrit të madh të kafiterive afër tyre.

Ndër të tjera, qytetarët mendojnë se zgjidhja më e duhur do të ishin parkingjet nëntokësore.

E mos të harrojmë se problemet me parkingje shpeshherë kanë quar edhe deri tek përleshjet fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat