Pezullohen zgjedhjet në Universitetin e Prishtinës, shkak koronavirusi

Prishtina

Pezullohen zgjedhjet në Universitetin e Prishtinës, shkak koronavirusi

Më: 12 mars 2020 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka pezulluar zgjedhjet, në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit në Kosovë.  Ky vendim është marrë nga Këshilli Drejtues i këtij universiteti.

“Të dashur studentë, personel akademikë dhe jo akademikë.  Në përputhje me mandatin dhe përgjegjësitë ligjore, Këshilli Drejtues i UP-së me datë 12.03.2020, ka marrë vendim për pezullimin e zgjedhjeve në Universitetin e Prishtinës, deri në një njoftim të radhës së KD-së”, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryesuesi i Këshillit Drejtues, Ujkan Bajra.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat