Inpekcioni në aksion në Prishtinë, kontrollon zbatimin e urdhërave nga Qeveria

Prishtina

Inpekcioni në aksion në Prishtinë, kontrollon zbatimin e urdhërave nga Qeveria

Më: 13 mars 2020 Në ora: 11:11
Ilustrim

Adonis Tahiri, drejtor i Inspekcionit në Prishtinë, ka bërë të ditur se do të ketë inspektime për të kontrolluar zbatueshmërinë e urdhërave nga Qeveria, për parandalimin e koronavirusit.

Sipas njoftimit do të inspektohen, marketet, linjat e autobusëve, inpektimi për mbylljen e lokaleve në ora 23:00.

Njoftimi i plotë:

Edhe Drejtoria e Inspekcionit, Sektori i Rendit Komunal, do t’i orientojë kapacitetet në inspektime konkrete për parandalimin e shpërndarjes së virusit.

– Inspektim nëpër markete, për afat të skadencës të mallrave;

– Inspektim të linjave të autobusëve, për dezinfektim;

– Inspektim për minimizim të transporit ilegal të udhëtarëve;

– Inspektim i lokaleve, për respektim të vendimit qeveritar (mbyllja në ora 23:00).

Minimizoni lëvizjet dhe kontaktet!

Mbrone veten dhe të tjerët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat