​KRU ”Prishtina” zotohet për furnizim stabil me ujë të pijshëm

Prishtina

​KRU ”Prishtina” zotohet për furnizim stabil me ujë të pijshëm

Më: 14 mars 2020 Në ora: 13:22
Prishtina

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina", ka njoftuar se përveç zbatimit në përpikëri të masave kundër përhapjes së Koronavirusit, në të gjitha objektet administrative, fabrikat e ujit, stacionet e pompave, rezervuarëve, mjeteve transportuese të punës, i siguron konsumatorët në zonën e shërbimit të gjithsej tetë komunave, furnizim stabil me ujë të pijshëm.

UD i kryeshefit ekzekutiv, Kapllan Parduzi bashkë me zyrtarin kryesorë financiar Sokol Duraku vizituan natën e mbrëmshme në orën 23:00 të gjitha fabrikat e trajtimit të ujit të pijshëm, fabrikën në Shkabaj, Badoc e Albanik duke vazhduar më pas me stacionet e pompave dhe disa nga rezervuarët e ujësjellësit.

Vizituan punëtorët kujdestar dhe në të njëjtën kohë u njoftuan me gjendjen reale rreth furnizimit me ujë për qytetarët.

Parduzi i siguron të gjithë konsumatorët se sa i përket çështjes së furnizimit me ujë, cilësisë së ujit dhe gjithçka që ndërlidhet me fushëveprimtarinë e kompanisë karshi konsumatorit, është gjithçka në rregull dhe i siguron të gjithë që procesi i monitorimit të furnizimit me ujë nuk do të ndalet asnjë moment.

Në të njëjtën kohë, laboratori i akredituar i KRU,, Prishtina,, sh.a. po vazhdojnë punën e tyre në monitorim të pandërprerë të analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike të ujit të pijshëm.

Ne tashmë, kemi në dispozicion të pandërprerë edhe ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit të cilët janë në shërbimin tuaj.

“Nëse hasni në rrjedhje të ujit nga gypat primar, sekondar apo terciar dhe nëse shihni ndonjë bllokim të pusetave të kanalizimit ,kudo qofshin brenda zonës së operimit, thërrisni në numrin kujdestar +383 44 520 270. UD i kryeshefit ekzekutiv, Parduzi i siguron të gjithë konsumatorët që, nuk ka vend për panik për çdo gjë që ndërli dhet me proceset e fushës së ujësjellësit dhe kanalizimit.

“Jeni të vëmendshëm për shëndetin tuaj, asgjë më të vlefshme nuk ka andaj, të mbrojmë njëri tjetrin duke pastruar vazhdimisht duart me ujë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat