Shpend Ahmeti: Transporti publik do ta vazhdojë funksionimin

Prishtina

Shpend Ahmeti: Transporti publik do ta vazhdojë funksionimin

Më: 14 mars 2020 Në ora: 15:55
Shpend Ahmeti

Pavarësisht tre rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kosovë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se transporti publik do ta vazhdojë funksionimin.

Megjithatë, Ahmeti u ka kërkuar qytetarëve që të dalin nga vendbanimet e tyre vetëm në rast nevoje.

“Pas konsultimeve me Ministrin e Shëndetësisë dhe në bashkërendim të institucioneve, Transporti publik do të vazhdojë funksionimin sepse ka nevojë qoftë edhe në qoftë së funksionon vetëm për stafin shëndetësor. Edhe këtu me rekomandimin e njëjtë, lëvizni vetëm në rast nevoje”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Ka një keqkuptim në lidhje me vendimin e qeverisë. Janë mbyll restorantet, pubet e kafeteritë dhe Qendrat Tregtare, që konsiderohen si aktivitete sociale pa të cilat mundemi të funksionojmë përkohësisht.

Vendimi NUK i mbyll krejt bizneset.

Shërbimet tona vazhdojnë të funksionojnë edhe pse mund të jenë të reduktuara.

Mos harroni se masa më e mirë është në duart e juaja e ajo është që ti reduktoni aktivitetet që nuk i keni të domosdoshme. Pra #rrNshpi në qoftë se nuk keni nevojë me dal.

Pas konsultimeve me Ministrin e Shëndetësisë dhe në bashkërendim të institucioneve, Transporti publik do të vazhdojë funksionimin sepse ka nevojë qoftë edhe në qoftë së funksionon vetëm për stafin shëndetësor. Edhe këtu me rekomandimik e njejtë, lëvizni vetëm në rast nevoje.

Shoqata e Taksive na ka informuar që anëtaret e shoqates Pasagjeri do të suspendojnë veprimtarinë përkohësisht duke filluar sot nga ora 15:00! I mirëkuptojmë dhe do të jemi në kontakt me shoqaten sipas nevojës.

Ju falemnderit! Së bashku e kalojmë më lehtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat